Please enter at least 3 characters.

Atëherë kur ndodh befasia në festivalet shqiptare

2016/06/kenga.jpg
13:"Edlira Kalaja

Që fituesi në festivalet e muzikës shqiptare të dihet që herët, kjo tashmë është shndërruar sikur në një traditë. Mjaftojnë të publikohen emrat e këngëtarëve pjesëmarrës dhe fituesi mund të thuhet se është i garantuar.

Siç raporton emisioni Express i KTV-së, kjo është dëshmuar prej vitesh në të shumtën e rasteve dhe veçojmë disa prej tyre si: Aurela Gaçe, Alban Skënderaj, Genta Ismajli e Besa Kokëdhima te “Kënga Magjike”, më pas Elhaida Dani, Ledina Çelo e Juliana Pasha e Frederik Ndoci te Festivali i RTSH-së dhe rasti i fundit me Eneda Tarifën po te RTSH-ja, mirëpo duke mos anashkaluar as rastet e njëjta te “Top Fest”, si ai me Soni Malajn.

Por, ja që edhe pse shumë rrallë, surprizat nuk kanë munguar, dhe kemi pasur edhe fitues të befasishëm. Se cilët janë ata këngëtarë, të cilët befasuan me fitoret e tyre në festivale muzikore mund të mësoni në videon e mëposhtme.