Please enter at least 3 characters.

Artisti i talentuar, ‘zhdukë’ modelet brenda peizazhit (Foto)

2016/06/1-59.jpg

Në shikim të parë duken si fotografi normale, që tregojnë për një peizazh apo objekt, por nëse shikoni me kujdes, në secilën prej tyre është e fshehur nga një modele.

Joerg Duesterwald kalon orë të tëra duke lyer në trupin e zhveshur të modeleve, të cilat më pas bëhen njësh me pjesët e oxhakut, ndryshkun e derës, apo shkurret anash gardhit.

Meqenëse ky artist nga Gjermania, ka një aftësi të madhe në këtë lloj arti, në vitin 2008 atij i është dhënë titulli “Kampioni Gjerman i Vizatimit të Trupave”.

“Door Art” është koleksioni i fundit i punimeve të Duesterwald, që është bazuar te dyert dhe portat, apo hyrjet e ndryshme, transmeton Telegrafi.

Si në të gjitha punimet tjera, që ai i bën për 20 vjet, edhe kësaj radhe fotografitë janë bërë nga Tschiponnique Skupin. /Telegrafi/