Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një person në Istog për armëmbajtje pa leje

2018/08/1525684994_arrestim.jpeg

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Istog për armëmbajtje pa leje.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës, thuhet se tek personi i dyshuar mashkull është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK-47 me dy karikatorë dhe 30 copë fishekë, si dhe një radiolidhje për komunikim.

Policia bën të ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton Telegrafi.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:30./Telegrafi/