Arrestohet një person në Drenas, tentoi t’i godasë prindërit
06/05/2021
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Drenas, pasi i njëjti ka tentuar t’i godasë prindërit e tij.
Rasti ka ndodhur të mërkurën, në ora 15:36.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/


