Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 8 muaj e gjysmë burg për vjedhje në Prizren

Policët e njësitit për realizimin e urdhëresave të Stacionit Policor Prizren, pas veprimeve operative–hetimore kanë arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin M.K. mashkull nga Prizreni.

Sipas një njoftimi për media thuhet se i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar 8 muaj e gjysmë burg efektiv me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.

“I arrestuari është dënuar për veprën penale ‘Vjedhje’ nga neni 314, i KPRK-së. I arrestuari M.K. fillimisht është sjellë në Stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu thuhet se policia mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë publike, duke ndërmarrë veprime të vazhdueshme për identifikimin dhe arrestimin e personave të kërkuar, si dhe për parandalimin e veprave penale që cenojnë shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve. /Telegrafi/