Please enter at least 3 characters.

Arrestohet gjermani në Aeroportin e Prishtinës, iu gjet pistoleta në valixhe

2022/06/aeroporti-780x439-1-1.jpg

Një shtetas gjerman është arrestuar në Aeroportin e Prishtinës, për shkak se në valixhen e tij i është gjetur një pistoletë.

I njëjti kishte qenë duke udhëtuar drejt Shtutgardit, ka bërë të ditur policia.

“ANP-së, Adem Jashari 08.01.2023 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas gjerman që ishte duke udhëtuar në destinacionin Prishtinë–Shtutgard, pasi që gjatë kontrollit të valixhes i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me shtatë fishekë”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/