Arrestohen kontrabandues serbë të mishit nga Kosova
25/11/2010
Sipas mediave serbe, policia i ka arrestuar Milojko S. (36) nga Çaçaku, Dejan B. (39) nga Kraleva, Dragoljub Z. (55) nga Zveçani, Rade Zh. (49) nga Kraleva, pronari i fabrikës “Prerada mesa” Milosh R. (43) nga Çajetine, pronai i fabrikës “Zlatibor” Slavoljub B. (56) nga Valeva, dhe Nikola R. (31) e Igor R. (36), që të dy nga Rashka.
Ata dyshohet se kanë kontrabanduar rreth 50 tonë të mishit “brazilian” dhe “argjentinas” nga Kosova për në Serbinë qendrore, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.
Supozohet se vlera e mishit kalon shumën prej 20 milionë euro dhe ishte transportuar në bunker special të kamionëve. /Telegrafi/


