Please enter at least 3 characters.

Ariu me të vegjlit në bjeshkët e Deçanit

Një ari me të vegjlit e saj është parë të mërkurën në zonën rrugës për në bjeshkët e Deçanit, afër Grykës së Lloçanit.

Pamjet janë publikuar nga një faqe lokale në rrjetin social Facebook, ku shihen kafshët duke lëvizur në një zonë malore të rrethuar me natyrë të pasur dhe të paprekur.

“Një dëshmi se sa e gjallë dhe e pasur është natyra e bjeshkëve tona”, thuhet në përshkrimin e publikuar nga faqja “Deçani”.

Rastet e shfaqjes së ariut në zonat malore të Kosovës janë raportuar edhe më herët, veçanërisht gjatë periudhave kur kafshët zbresin më afër rrugëve dhe vendbanimeve në kërkim të ushqimit.