Please enter at least 3 characters.

Arbenit Xhemajli në fundjavë do të nënshkruajë me Sunderlandin

2020/09/b25lY21zOjFkZTc2Mzc4LTRjMzktNDA2MS04YmY5LTZiYjc5MjQwYmVmYjplNTY4Mjg3ZS1lYjlkLTQ1NzItYmQ2OC1lN2FmMzhjNzQ3YTE.jpg

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Arbenit Xhemajli, siç duket e ka mbyllur me sukses provën te Sunderland.

Xhemajli që ishte pjesë e Xamax në sezonin e fundit është ftuar nga Rafet Prekazi për ndeshjen me Anglinë U21.

Shtatlarti ka qenë në prova te klubi i njohur anglez Sunderland që luan në League One (niveli i tretë i futbollit anglez).

Gazetari i Sky Sports, Keith Downie, ka zbuluar dëshirën e trajneri të Sunderland, Phil Parkinson, i cili i ka kërkuar klubit të nënshkruajë me Xhemajlin.

“Trajneri Phil Parkinson shpreson që të nënshkruajnë ne mbrojtësin e Kosovës, Arbenit Xhemajli, deri në fund të javë”.

Xhemajli ka gjasa që të ftohen nga Challandes për ndeshjen ndaj Greqisë, pasi është pjesë e listës rezervë. /Telegrafi/