Please enter at least 3 characters.

Apple me 9 shtator prezanton iPhone 6S

2016/01/apple-me-9-shtator-prezanton-iphone-6s_hd.jpg

Kompania ende nuk ka çuar ftesat për gazetarët, por burime të “BuzzFeed” bëjnë të ditur se kjo do të ndodh shumë shpejt.

Të njëjta burime kanë dhënë 9 shtatorin si datë kur do të zbulohet iPhone i ri, pasi saktësisht në të njëjtën ditë të vitit të kaluar, Apple prezantoi edhe iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus.

Përpos telefonit, Apple planifikon që në të njëjtën ditë të prezantojë edhe Apple TV dhe iPad Pro, për të cilën qarkullojnë zëra se kompania është duke e testuar prej vitesh. / TCH/