Please enter at least 3 characters.

Apel nga Shqipëria: Jo territore për viza

2016/05/demark4.png

Akademikë, intelektualë, profesorë, studiues, gazetarë, profesionistë dhe studentë janë bashkuar në një thirrje drejtuar Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë lidhur me Demarkacionin Kosovë-Mali i Zi. Apeli i tyre është: Jo territore për viza!“Javët e fundit kemi ndjekur me shqetësim një kusht të paprecedent i vendosur për popullin e Kosovës sa i takon përfitimit të lëvizjes së lirë në zonën Shengen.Mbasi Republika e Kosovës i plotësoi të 100 kushtet e kriteret e vendosura, edhe pse ato qenë ndryshe dhe më shumë se për të gjitha shtetet e tjera që morën liberalizimin e vizave,BE vendosi një kusht shtesë: T’i jepet Malit të Zi një pjesë e territorit të Kosovës!Ky është një kusht i padrejtë, i paarsyeshëm dhe denigrues për çdo shqiptar.Subjektet politike parlamentare në Kosovë protestuan pa ndalur për më shumë se shtatë muaj kundër këtij copëtimi të mëtejshëm të trojeve shqiptare në favor të fqinjëve.Mbi 205 mijë qytetarët të Kosovës nënshkruan për hedhjen poshtë të marrëveshjes.I kërkojmë Qeverisë së Republikës së Kosovës të mos pranojë kushte që e vendosin vendin në pozicione të disfavorshme krahasuar me vendet e rajonit dhe me vlerat e normat e deklaruara të BE-së. Qeveria e Kosovës nuk është as e shtrënguar as e legjitimuar të pranojë kushte të padrejta dhe të pabarabarta krahasuar me shtete të tjerë.I kërkojmë qeverisë së Republikës së Shqipërisë të mos jetë indiferente ndaj copëtimit të mëtejshëm të territoreve shqiptare, por të përdorë, deri në shterim, të gjitha mundësitë e saj për të ndaluar një kusht të padrejtë, të dëmshëm dhe të paprecedent lidhur me lëvizjen e lirë të njerëzve.Demarkacioni i kufirit është çështje midis dy vendeve sovrane, Kosovës dhe Malit të Zi dhe nuk mund të bëhet peng për marrëveshje ndërkombëtare që Kosova lidh me palë të treta, në këtë rast me vendet anëtare të marrëveshjes Shengen të BE-së.Qeveria e Republikës së Kosovës, Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe shqiptarët në tërësi duhet të ndalojnë krijimin e precedentit që për çdo të drejtë anëtarësimi në marrëveshjet evropiane t’iu japin territor fqinjëve.Kufiri i Kosovës me Malin e Zi nuk është çështje formale, është çështje drejtësie, nuk është çështje teknike, është çështje politike, nuk është çështje burokracie, është çështje sovraniteti, nuk është vetëm çështje e Kosovës por është çështje shqiptare”, thuhet në reagimin e dërguar nga Enis Sulstarova, pedagog në UT, në emër të 139 nënshkruesve nga Republika e Shqipërisë.

Në mesin e nënshkruesve ka emra të shquar të shkencës, diplomacisë, artit dhe universitetit. Listën e plotë mund ta gjeni më poshtë:

Rrahman ParllakuGjeneral/kryetar i Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të Luftës  (ish i burgosur politik)
Arben PutoAkademik/profesor i së drejtës ndërkombëtare)
Luan OmariAkademik/profesor i së drejtës kushtetuese
Ksenofon KrisafiProfesor i së drejtës ndërkombëtare/diplomat
Abdi BaletaStudiues/diplomat
Sabit BrokajProfesor
Fatos KlosiDoktor shkence i fizikës
Kujtim ÇashkuRegjisor
Pëllumb XhufiHistorian
Rexhep UkaProfesor (ish-deputet dhe zëvendësryeministër)
Moikom ZeqoArkeolog/shkrimtar
Hysamedin FerajPolitolog
Rrustem GjataJurist (ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese)
Myslim PashaProfesor/Kolonel
Koço DanajStudiues
Agim FaguMjeshtri i Madh (i sporteve)
Fatos TarifaProfesor i sociologjisë/diplomat
Aleksandër KocaniDoktor i filozofisë
Adrian KatiDrejtor i Qendrës Ndërkombëtare të Viktimave të Torturës 
Ymer MinxhoziShkrimtar/publicist
Dilaver GoxhajProfesor/ushtarak
Rudina XhungaGazetare/shkrimtare
Kujtimi BuzaPiktor
Bejkush BirçeIsh-trajner i Kombëtares
Dritan HilaAnalist/diplomat
Kujtim ÇakoDoktor i shkencave ekonomike/kryetar i Aleancës së Ushtarakëve
Orgest AziziStudiues i filozofisë
Perlat SulaIsh-komandanti i Aviacionit të Forcave të Armatosura
Andon DhanoDoktor i shkencave/ushtarak
Elvis HoxhaStudiues i filozofisë
Miti GalloshiDoktor i shkencave ushtarake
Zamira ÇavoProfesoreshë
Enis SulstarovaSociolog
Agim BinajProfesor i ekonomisë
Sazan GuriProfesor/ambientalist
Lefter JaraziKolonel
Lekë SokoliSociolog
Pëllumb ZaimiPedagog/ushtarak
Ramiz FeçorriShkrimtar/kolonel
Sherif HoxhaAvokat
Edlira ÇaushiPedagoge/studiuse e trashëgimisë kulturore
Aleksandër MihaliNënkolonel
Bashkim ElbasaniProfesor i matematikës
Doan DaniHistorian
Eduard AbaziProfesor/inxhinier
Alba MallteziGazetare
Adi KrastaGazetar, profesor
Ali OsekuArtist i Merituar)
Armand ShkullakuGazetar
Fitim ZekthiPublicist
Gentian SalaJurist
Denion NdrenikaGazetar
Alment MuhoStudiues i filozofisë
Lutfi DervishiGazetar
Sokol ShametiGazetar
Blendi ÇekaPolitolog
Rezarta DelisulaGazetare
Eda ElbasaniProfesoreshë e mjekësisë
Krenar ZejnoShkrimtar
Brizida GjikondiAktiviste e shoqërisë civile
Ilir YzeiriProfesor/studiues i letërsisë
Kadri MukaGazetar/ushtarak
Gjergj ZaimiMatematicien
Admir BanajDiplomat
Altin KukoGjeograf
Azem QazimiShkrimtar
Brikena HoxhaAvokate
Nusret RodoniArsimtar (Mësues i Popullit)
Sulejman DidaShkrimtar
Vladimir LulajPedagog/ushtarak
Adem IstrefiShkrimtar
Dilfirus VrioniAktiviste
Mandeta MinxhoziStudiuese e filozofisë
Naz FekaPolitolog
Neritan KolgjiniGazetar
Shpëtim KelmentiShkrimtar
Artan GjergjiEkspert i ekonomisë
Behar GjokaStudiues i letërsisë
Ilirjan PemaMuzikant
Irakli PremtiDoctor shkence për gjeologji dhe miniera
Klejdi KëlliçiPedagog
Lindita KaimiArtiste (e merituar)
Ardit MekshiqiAmbientalist
Arjan ShahiniPedagog/studiues
Gjergj BojaxhiAnalist politika ndërkombëtare publike
Hajro LimajOpinionist
Hasan BelloHistorian
Ilir MatiGazetar
Xhelaudin ÇelmetaGazetar/ushtarak
Xhevair KolgjiniPiktor
Edlira ÇepaniAktiviste e shoqërisë civile
Edvin PacaraHartues politikash mjedisore
Eljan TaniniGazetar
Ergus MërtiriStudiues
Edvin ÇamiPedagog
Fatbardha KadiuPedagoge
Gëzim AlpionStudiues/pedagog
Ermir HoxhaHistorian arti
Xhoxhi BuçkaInxhinier civil
Alban BalaAnalist/Ekspert i komunikimit
Albi LamajTifozat Kuq e Zi
Alfred AgaMjek
Alida KarakushiAnaliste politikash publike
Andi TepelenaArtist
Arben EleziMjek
Arbi HoxhaStomatolog
Artan GjoniArkitekt
Artan ManeInxhinier elektronik
Artan ManushaqjaAvokat
Bashkim RodoniArtist
Besmir AgalliuAmbientalist
Emiljo LekaRegjisor
Enkelejd ZonjaArtist
Enris BuçkaInxhinier Civil
Entisa CinoInxhiniere Kimiste
Ervin DervishiInformaticien
Gent XhengaTifozat Kuq e Zi
Ilir KapllaniMenaxher turistik
Jon GrabockaAmbientalist
Jonida GjoniFinanciere
Ramazan MemishiPiktor
Roland GjoniJurist
Roland XhafaMjek
Sanije KastratiArsimtare (mësuese e popullit)
Valdete ByberiFinanciere
Vladimir GjinoInxhinier Civil
Bora YlliSkenariste
Engin ZaloshnjaAktivist i shoqërisë civile
Genci ShehuPsikolog
Evi VeliuStudente
Gent AmzaiStudent
Grejsi GjergjiJuriste
Iliada KorçariPolitologe
Ilir KalemajPolitolog
Megi BraçellariStudiuese e shkencave politike
Zheni KorçariStudiuse e gjermanistikës
Nerta VeliuRegjisore
Pavjo GjiniStudent

/Telegrafi/