AO: Nadal me lehtësi në rundin e tretë
16/01/2014
E luajtur me çati të lëshuar në Rod Laver Arena, spanjolli dukej i fuqishëm kundër rivalit të tij të guximshëm, derisa siguroi përballjen ndaj francezit Gael Monsifls në rundin e ardhshëm.
Pas ditës së tretë kur temperaturat tejkaluar kufirin e 40 gradë Celsius, politikat për temperaturën ekstreme u implementuan plotësisht për të parën herë, për të kënaqur Nadal.
“Isha shumë i kënaqur që pash çatinë të lëshohet sot. Por sërish ishte shumë lagështi dhe kushte të vështira, edhe pse çatia u lëshua. Unë mendoj se isha i gatshëm për këtë”, ka thënë Nadal.
Në rundin e ardhshëm është kualifikuar edhe Roger Federer i cili fitoi po në tre sete (6-2, 6-1, 7-6), ndaj Blaz Kavcic. /Telegrafi/


