Please enter at least 3 characters.

Anton Cena, kampion i botës në xhudo për veteranë

2016/01/anton-cena-kampion-i-bot-euml-s-n-euml-xhudo-p-euml-r-veteran-euml_hd.jpg

“Urime Kosovës, Policisë së Kosovës dhe faleminderit të gjithë atyre që besuan në përgatitjen time. Një herë Kampion, çdo herë Kampion. Ja kush është Ambasador i Kosovës dhe i Policisë së Kosovës”, ka shkruar Cena në llogarinë e tij në rrjetin social, “Facebook”, transmeton zeri.

“Komentuesit e mi në Facebook dhe ata që i kanë pëlqyer fotot e mia, dua t’ju them që nuk i kam bërë që ta humbin besimin tek unë. Jeni njëshi. Kjo medalje vjen për ta festuar Bajramin, andaj urime të gjithë atyre që e kanë pritur këtë ditë feste. Do Zoti edhe shumë të tjera”, ka shtuar Cena, i cili është pronar i klubit të xhudos “Polici” nga Prishtina.

Ky nuk ishte suksesi i parë i Cenës, i cili e përfaqëson Policinë e Kosovës. Ai ishte shpallur kampion i botës edhe në të kaluarën dhe është më i forti pa diskutim në kategorinë e veteranëve.