Please enter at least 3 characters.

Anne Hatheway me imazhet e reja të sjella në rrjetet sociale, konfirmon se është shtatzënë

2019/05/Anne-Hathaway.jpg
197:"HOLLYWOOD, CALIFORNIA - MAY 09: Anne Hathaway poses for portrait at her Star Ceremony On The Hollywood Walk Of Fame on May 09, 2019 in Hollywood, California. (Photo by Rodin Eckenroth/Getty Images)
12:"Getty Images

Aktroja 36-vjeçare ka njoftuar se është duke pritur që të bëhet nënë e një fëmije të dytë.

Bëhet fjalë për yllin hollivudian, Anne Hatheway, e cila përmes rrjeteve sociale ka treguar se është shtatzënë.

"Nuk është për një film...#2", shkruante ajo përbri një fotografie të publikuar në llogarinë personale në Instagram teksa shihet me barkun e rrumbullakosur.

Gjithashtu përmes njoftimit të saj, Hathaway u dha mbështetje të plotë grave që luftonin varfërinë.

Kujtojmë se ky është fëmija i dytë për të pas martesës me Adam Shulman në vitin 2012. Nga martesa e tyre ata kanë edhe një djalë 3-vjeçar të quajtur, Jonathan Rosebanks Shulman.

Ndryshe, Hathaway po merr pjesë në ri-xhirimet e një filmi të vitit 1990 "The Witches", bazuar në romanin e Roald Dahl. /Telegrafi/