Please enter at least 3 characters.

Anëtarët e rinj laburistë betohen në Dhomën e Lordëve

2024/07/Screenshot_21-16.png

Larg samitit të Komunitetit Politik Evropian, ka pasur disa hapa të rinj në parlament.

Bëhet e ditur se Patrick Vallance dhe Jacqui Smith kanë bërë të dy betimet e tyre si anëtarë të rinj të Dhomës së Lordëve.

Vallance ishte këshilltari kryesor shkencor - një rol apolitik - gjatë pandemisë COVID, shkruan skynews.

Ndërsa tani, ai është ministër në departamentin e shkencës.

Smith ishte deputete deri në vitin 2010, dhe ministre më parë, megjithëse iu desh të jepte dorëheqje për shpenzimet e saj.

Siç raportohet, ajo tani është ministre në departamentin e arsimit.

Ndryshe, së fundmi në Mbretërinë e Bashkuar ka mbërritur edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Me të mbërritur, ai ka theksuar mbështetjen që britanikët i kanë ofruar ukrainasve. /Telegrafi/