Please enter at least 3 characters.

Analisti i njohur anglez krahason Janssenin me yllin e madh holandez

2016/10/janssen-e1477935443433.jpg

Jamie Redknapp e ka krahasuar sulmuesin e Tottenhamit, Vincent Janssen me yllin e madh holandez të Arsenalit, Denniss Bergkamp.

Ish-futbollisti i njohur anglez, tani analist i televiziv i ndeshjeve në Angli, ka respekt për talentin e ‘Spursave’, për të cilin thotë i duhet kohë dhe do ta jap më të mirën e tij.

“Vincent Janssenit duhet të jepet kohë për të parë më të mirën e tij”, Jamie Redknapp për mediat angleze, përcjell Telegrafi.

Tutje, talentin e tij e ka krahasuar me yllin e madh holandez, Denis Bergkamp, i cili pati karrierë brilante te Arsenali.

“Edhe të madhit Dennis Bergkamp iu deshën shtatë ndeshje për të parë golin e tij të parë me Arsenalin”, përfundoi analisti anglez. /Telegrafi/