Please enter at least 3 characters.

Altin Merlaku vendos gjithçka - Dukagjini ngjitet, Malisheva pa fitore

Dukagjini ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim, duke mposhtur Malishevën me rezultat minimal 1-0 në kuadër të javë së tretë.

Pjesa e parë u zhvillua e barabartë, me pak raste të rrezikshme për të dy skuadrat, teksa asnjëra nuk arriti të gjente golin.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 63-të, kur pas një harkimi të saktë nga Victor Hugo, ku Altin Merlaku reagoi më së miri në zonë dhe shënoi golin e vetëm të takimit, duke i dhënë avantazhin Dukagjinit.

Deri në fund, të dyja skuadrat provuan të gjenin rrugën e rrjetës, por pa sukses.

Malisheva mbeti edhe një herë pa fitore, ndërsa Dukagjini arkëtoi tri pikë të vlefshme për të dytën herë këtë sezon.

Me këtë fitore, Dukagjini ngjitet në kuotën e 6 pikëve dhe pozicionohet lartë në tabelë, kurse Malisheva me vetëm një pikë mbetet në vendin e 9-të. /Telegrafi/