Allegri: Nuk vendoset titulli nesër
12/02/2016
Trajneri italian i Juventusit, ka thënë se ndeshja mes dy skuadrave të para në kampionat nuk është vendimtare dhe se nuk vendoset titulli i kampionit nesër
“Nuk është ndeshje vendimtare që do ta vendosë fatin e titullit të kampionit kjo mes nesh dhe Napolit”.
“Pas kësaj ndeshje do të jenë në dispozicion edhe 39 pikë të tjera dhe kampionati është ende i gjatë”.
“Shpresojë në një paraqitje të mirë dhe në një fitore, por prapë po them se nuk do të vendoset asgjë”, tha Allegri. /Telegrafi/


