Please enter at least 3 characters.

Alex Rodriguez në dasmën e tij me Jennifer Lopez do t'i ftojë ish-të dashurat

2019/09/GettyImages-1153556183-e1568270519421.jpg
257:"NEW YORK, NEW YORK - JUNE 03: Jennifer Lopez poses with the Fashion Icon Award and Alex Rodriguez during Winners Walk during the CFDA Fashion Awards at the Brooklyn Museum of Art on June 03, 2019 in New York City. (Photo by Dimitrios Kambouris/Getty Images)
12:"Getty Images

Alex Rodriguez, i fejuari i këngëtares Jennifer Lopez, teksa flet për dasmën me yllin amerikan, ka thënë se do të ftojë disa nga ish-të dashurat e tij.

44-vjeçari tha për People se akoma nuk di asgjë rreth ceremonisë së tyre apo veshjeve që do zgjedhin, por vetëm se është duke dhënë disa detaje rreth kësaj feste. "Nuk e di ku është lokacioni, nuk e di çfarë do vesh, as kur do të jetë. Por vetëm po flas", ka thënë mes të tjerash Rodriguez në emisionin e Michael Strahan.

I pyetur se a do jenë ish-të dashurat e tij të ftuara në këtë ceremoni, Alex tha, "Unë do t'i ftoj ish-të dashurat e mia, është gjë e mirë".

Alex Rodriguez në emisionin e Michael Strahan (Foto: YouTube)

Lopez, 50-vjeçe, ishte e martuar me Marc Anthony nga viti 2004-2014 dhe kanë tre fëmijë, ndërkohë që këngëtarja dhe aktorja gjithashtu ishte e martuar me Ojani Noa prej 1997-1998 dhe valltarin Cris Judd prej 2001-2003.

Përpara se Rodriguez të fejohet me Lopez, ai ishte i martuar me Cynthia Scurtis prej 2002-2008 dhe ka dy vajza Natash, 14 dhe Ella, 11.

Përndryshe, Alex dhe Jennifer u fejuan këtë vit gjatë pushimeve të tyre, kurse dyshja janë të lidhur që nga viti 2017. /Telegrafi/

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez (Foto: SplashNews)