Please enter at least 3 characters.

Alba dëshiron të qëndrojë të Barcelona

2019/01/Jordi-alba.jpg
278:"GETAFE, SPAIN - JANUARY 06: Luis Suarez of FC Barcelona celebrates with Jordi Alba after scoring his team's 2nd goal during the La Liga match between Getafe CF and FC Barcelona at Coliseum Alfonso Perez on January 06, 2019 in Getafe, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba, dëshiron të vazhdojë të jetë pjesë e klubit katalunas, por thotë se ende nuk e dinë qëndrimin e klubit rreth të ardhmes së tij.

Spanjollit i kanë mbetur edhe 18 muaj kontratë dhe tashmë për atë kanë shfaqur interesim disa skuadra.

"Situata mbetet e njëjtë, por nuk e di qëndrimin e klubit", ka thënë Alba pas fitores 3-0 ndaj Eibarit, i cituar nga Marca.

Alaba duke festuar golin e Messit ndaj Celta Vigos (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

"Nuk e di nëse ata dëshirojnë të rinovojnë kontratën apo jo, nuk kam dëgjuar diçka më shumë dhe kjo është një situatë  që nuk mund ta kontrollojë".

"Jam i fokusuar në situatën time, dua të qëndroj dhe mendoj se po luaj mirë, kjo është e gjitha që mund të them", ka shtuar Alba.

Mbrojtësit të majtë aktualisht i skadon kontrata në qershor të 202 dhe ka një klauzolë lirimi në vlerë 150 milionë euro. Për lojtarin tashmë kanë shfaqur interesim Juventusi dhe Manchester Unitedi, por lojtari dëshiron të mbetet te Barça.

Alba është paraqitur në mbi 250 ndeshje parë Barcelonën që nga transferimi i tij nga Valnecia në vitin 2015. /Telegrafi/