Please enter at least 3 characters.

"Alamet", kënga më e re nga John Shahu

2019/07/fsusifh-e1562318295915.png

Këngëtari, i cili u bë i njohur nga bashkëpunimi me Ledri Vulën, ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar "Alamet".

Fjala është për John Shahun, teksa ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve me zërin e tij të veçantë verën e kaluar.

Muzikën dhe tekstin e këngës e ka bërë vetë këngëtari në bashkëpunim me Fifin, ndërsa për videon është përkujdesur Don Production.

Ky projek-ritmik veror pritet të pëlqehet nga publiku dhe tanimë gjendet në platformën muzikore YouTube.

Ai është rritur në Australi, por që është kthyer për të vazhduar karrierën e tij muzikore në trojet shqiptare.

I njëjti po ashtu këtë verë pritet të mbajë koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/