Please enter at least 3 characters.

Alaba nis bisedimet me Bayernin

2016/03/alaba-1.jpg

David Alaba ka konfirmuar se është në bisedime me Bayern Munich për rinovimin e kontratës.

Kontrata e mbrojtësit austriak mbaron në qershorin e vitit 2018, por klubi bavarez dëshiron që të siguroj qëndrimin e tij në Munich.

''Ka pasur bisedime me Bayernin për kontratën e re, kjo është e vërtetë'', zbuloi Alaba për gazetarët.

Mediat kanë raportuar se për shërbimet e reprezentuesit austriak kanë shprehur interesim shumë klube evropiane mes tyre edhe Manchester City.