Aktorja Tamzin Outhwaite tregon pse zgjedh vetëm burra më të rinj për lidhje
Aktorja britanike, Tamzin Outhwaite, (54 vjeçare), e njohur më së miri për rolin e saj si Mel Healy në serialin “EastEnders”, ka folur hapur për jetën private dhe pse nuk del më me burra të moshës së saj.
Në një intervistë për ‘podcast’-in “Second Act” të revistës HELLO, Tamzin pranoi me sinqeritet se miqësia është më e rëndësishme për të tani se sa romanca, dhe se që të rikthehet në një lidhje, thotë ajo, partneri duhet të jetë më i ri.
"Me kalimin e viteve, kam mësuar të kem një lidhje dashurie me veten, jo me një burrë", tha ajo.
Vitin e kaluar, Outhwaite i dha fund një lidhjeje gjashtëvjeçare me regjisorin Tom Child, i cili ishte 20 vjet më i ri se ajo - ai ishte 33 vjeç, ajo ishte 53 kur u ndanë.
Megjithatë, duket se ajo nuk pendohet për atë zgjedhje, por që ende preferon këtë lloj lidhjeje.
"Në fakt, nuk kam dalë kurrë me askënd të moshës sime, e lëre më më të madh në moshë", pranoi ajo.
"Ndihem sikur jam 30 vjeçe dhe kur shoh dikë që duket sikur është 40 vjeç, mendoj, 'Kështu është', dhe pastaj e kuptoj se në fakt është shumë më i ri se unë”.
Ajo shtoi se "burrat në të pesëdhjetat që kujdesen vërtet për veten janë të rrallë. Nuk kam takuar ende asnjë të tillë". /Telegrafi/


