Please enter at least 3 characters.

Aksioni në Karaçevë, Sveçla: U konfiskuan aparatet e bixhozit dhe u rrënuan objektet ilegale

2021/12/265864732_933259330729636_6976580240972920678_n-1.png

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka dhënë detaje për aksionin në Karaçevë.

Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se aksioni ka qenë i suksesshëm.

Sveçla njoftoi se cak kanë qenë rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaqevë, ku janë konfiskuar aparate të bixhozit, janë rrënuar objektet ilegale dhe janë arrestuar personat e përfshirë.

“Pas konfiskimit të aparateve për lojërat e bixhozit, u rrënuan objektet e ndërtuara ilegale si dhe arrestimet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal po vazhdojnë edhe në këto momente”, shkruan Sveçla.

Postimi i plotë:Edhe një aksion i suksesshëm i Policisë së Kosovës.Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe me autoritet komunale të Dardanës sot u godit rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaqevë.

Pas konfiskimit të aparatave për lojërat e bixhozit, u rrënuan objektet e ndërtuara ilegale si dhe arrestimet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal po vazhdojnë edhe në këto momente. /Telegrafi/