Please enter at least 3 characters.

Aksidenti i tmerrshëm në Gjermani, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë vajza e dytë e familjes Memaj 

2018/07/media.media_.b954c4ac-1ec9-4daf-beb2-70bda1a264d5.original1024-1.jpg

Aksidenti tragjik  i cili ndodhi mëngjesin e së hënës në autostradën gjermane në Dunningen, mori jetën e dy personave nga Kosova.

Valon Memaj 26 vjeçar nga komuna e Deçanit dhe vajza e tij 5 vjeçare Luisë Memaj, kishin humbur jetën në vendin e aksidentit, ndërkaq vajza tjetër Albina 3 vjeçare kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

Ndonëse u tha e ajo kaloi me sukses një operacion, ajo vazhdon të jetë në gjendje të rëndë në spitalin universitar në Freiburg. Lajmi është bërë i ditur në rrjetet sociale.

Njoftimi i plotë:Të nderuar qytetarë të Deçanit!Të gjithë keni dëgjuar lajmin e kobshem për aksidenti e rënd të ndodhur pardje me 16. 07. 18. në Dunningen të Gjermanisë, në rrugen Nr: B 462, pas një aksidenti të rëndë në komunikacion, kanë humbur jetën shoferi i makines BMW, 26 vjeçari nValon Memaj nga fshati Llukë e Eperme e Deçanit, e bija e tij 5 vjeçe Luisë Memaj.Edhe Albina e vogël mori lëndime te renda! Lutemi për te!

Ngushëllime familjes Memaj . /Telegrafi/