Please enter at least 3 characters.

Aksident trafiku në Shtitaricë të Vushtrrisë, pesë persona të lënduar  

2018/11/aksident-1-780x439-1.jpg

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në fshatin Shtitarice të Vushtrrisë, ndërsa si pasojë pesë persona janë lënduar.

Aksidenti ka ndodhur në orën 07:00 të së hënës.

"Nga të dhënat e para nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se drejtuesi i një automjeti në lëvizje nga pakujdesia dhe duke mos u përshtatur kushteve të rrugës ka humbur kontrollin ndaj automjetit duke dalë nga rruga. Si pasojë drejtuesi dhe katër pasagjerë kanë pësuar lëndime, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë", bën të ditur Policia. /Telegrafi/