Please enter at least 3 characters.

Aksident trafiku në rrugën Deçan-Gjakovë, lëndohen dy persona

2021/12/aksident-1-e1640451265393.jpg

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të shtunën mbrëma në rrugën Deçan-Gjakovë.

Sipas raportit të policisë në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe një motoçiklete me ngasës meshkuj kosovarë.

Përveç dëmeve materiale lëndime të rënda trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjerja femër kosovare, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. /Telegrafi/