Please enter at least 3 characters.

Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohet një person

2021/05/Aksident-LAJMI-I-FUNDIT-1.png

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 06:00 në rrugën "Fahri Fazliu" në Prishtinë, ku është përfshirë  një veturë.

Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti. /Telegrafi/