Please enter at least 3 characters.

Aksident trafiku mes tri veturave në rrugën nacionale Mitrovicë - Prishtinë, lëndohen tre persona

2024/03/shiriti-i-policise-mos-kalo-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë - Prishtinë, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës.

"Rreth orës 09:15 është raportuar për aksident trafiku i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtine segmenti rrugor në Shupkovci. Në aksident janë përfshirë tre automjete. Përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar tre persona", tha ai./Telegrafi/