Please enter at least 3 characters.

Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë

2019/07/66237513_498023567601597_2996317173082750976_n.png

Një aksident komunikacioi, ku janë përfshirë një kamion dhe një kombibus, ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Pejë, në aksin rrugor mes Gllarevës dhe Klinës.

Lexues të Telegrafit kanë dërguar disa fotografi, ku shihen automjetet e aksidentuara dhe si pasojë e kësaj janë krijuar kolona të gjata automjetesh. Nuk dihet nëse në aksident ka viktima apo të lënduar, kurse policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaktarët e aksidentit.

Telegrafi ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë në rajonin e Pejës, por ky i fundit kanë thënë që ende nuk kanë informata./Telegrafi/