Please enter at least 3 characters.

Aksident në rrugën Kardhiq-Sarandë, bllokohet trafiku

2022/08/1660035910_page.jpg

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Kardhiq-Sarandë, në vendin e quajtur Shelegar.

Paraprakisht mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Në vendin e aksidentit ka mbërritur ambulanca, e cila sipas dëshmive nga vendngjarja ka marrë të plagosur.

Aksidenti ka bllokuar qarkullimin e automjeteve në të dy kahet e lëvizjes. /Telegrafi/