Please enter at least 3 characters.

Aksident mes dy veturash në magjistralen Pejë-Prishtinë, lëndohen katër persona

Foto: Arkiv

Katër persona kanë marrë lëndime trupore sot rreth orës 13:30 në një aksident i cili ka ndodhur mes dy veturash në fshatin Jabllanicë të Leshanit, saktësisht në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, katër të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Rreth orës 13:30 në Jabllanicë të Leshanit në magjistralen Pejë- Prishtinë, ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë dy automjete. Katër persona kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësorë”, ka thënë Gashi.

Siç tha ai në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet kompetente policore për të kuptuar rreth situatës. /Telegrafi/