Aksident i rëndë në Rastavicë të Deçanit, lëndohet një person
03/02/2026
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Rastavicë të Deçanit.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:10 ku janë përfshirë dy vetura.
“Si pasojë e aksidentit është lënduar një person i cili ka marrë trajtim mjekësor në QKMF-në në Deçan”, ka thënë Gashi.
Ai ka thënë se me shkaqet e aksidentit po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/


