Ajeti nuk largohet nga Torino
Ditët e fundit u përfol se mbrojtësi Arlind Ajeti do të largohej nga Torino në afatin kalimtar të janarit për shkak se dëmtimi i pësuar në fillim të sezonit ia ka pakësuar shanset e fitimit të një vendi te Torino.
Por e përditshmja italiane “Tuttosport” hedh poshtë një lajm të tillë duke shkruar se mbrojtësi shqiptar e ka lënë pas dëmtimin dhe tashmë është gati të luftojë për vendin e tij.
Ai u afrua në vetë me parametra zero nga Frozinone dhe menjëherë la një përshtypje të mirë në klub. Gjatë fazës përgatitore ai fitoi besimin e trajnerit Sinisa Mihajlovic dhe po projektohej titullar për sezonin e ri, por një dëmtim i pësuar para fillimit të kampionat prishi çdo gjë.
Tashmë prej disa ditësh, Ajeti i është rikthyer sërvitjeve me grupin dhe me shumë mundësi do të grumbullohet nga trajneri për në takimin në transfertë ndaj Palermos.


