Please enter at least 3 characters.

Ahmeti takoi ambasadorin amerikan Kosnett

2018/12/8a918d1f-9299-4884-8d53-617627eb6fb0.jpg

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka pritur sot në takim, ambasadorin e ri të SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.

Në emër të Komunës së Prishtinës, kryetari Ahmeti falënderoi ambasadorin për ndihmën e SHBA-ve për komunën  përmes projekteve të USAID dhe MCC dhe në përgjithësi për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.

Postimi i plotë i Ahmetit:Sot, prita në takim Ambasadorin e sapoemëruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S Kosnett. Në emër të Komunës së Prishtinës, e falënderova ambasadorin për ndihmën e SHBAve për komunën tonë përmes projekteve të USAID dhe MCC dhe në përgjithësi për mbështetjen e vazhdueshme të SHBAve për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj. Ambasadori u njoftua edhe me prioritetet e Komunës së Prishtinës në tre vitet e ardhshme ku edhe u diskutua për mundësitë e bashkpunimit edhe në fusha tjera.Bashkë me ambasadorin diskutuam edhe për situatën politike në vend./Telegrafi/