Please enter at least 3 characters.

Ahmeti: Rrethi i Fushë-Kosovës do të riorientohet

2019/09/69864523_10158847224567166_1188989089475461120_n.jpg

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se rrethi i Fushë Kosovës do të riorientohet.

Kështu ka bërë të ditur Ahmeti përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e tij në Facebook.

"Për shkak të kërkesave të shumta komunikacioni te rrethi i Fushë Kosovës do të riorientohet. Edhe pse ky krah është dalës nga rrethi, deri në ndërtimin e krahut tjetër do të përdoret si hyrje në rreth (apo për dalje nga Prishtina", ka shkruar Ahmeti, transmeton Telegrafi.

Në skicën më poshtë  të publikuar nga Shpend Ahmeti,  shihni drejtimin e komunikacionit në rrugët përreth./Telegrafi/