Please enter at least 3 characters.

AH! LULEDIELLI!

2024/02/William-Blake-e1707910419908.jpg

Poezi nga: William BlakePërktheu: Alfred Kola

Ah! Luledìell, e lodhur ditë natë,
Që numëron çapitjet e diellit,
Rrekesh pas klimës së ëmbël të artë
Ku udhëtari sos rrugën e dherit;
Ku nga dëshira, i riu përthahet,
Dhe virgjëresha, me qefìn nën borë,
Fort dëshirojnë të çohen nga varret,
Ku luledielli im lutet të shkojë!