Please enter at least 3 characters.

Aguero: Bony do të përshtatet shpejt

2016/01/aguero-bony-do-t-euml-p-euml-rshtatet-shpejt_hd.jpg

Ish-sulmuesi i Swansea Cityt u transferua te Manchester City këtë muaj për 36 milionë euro, teksa Aguero pret që ai të adaptohet shpejt në skuadër.

“Natyrisht se të gjithë jemi të lumtur. Sa herë që klubi sjellë lojtarë si Bony, siç ka bërë gjatë viteve të fundit, skuadra dhe klubi gjithmonë janë përmirësuar”.

“Ne presim që ai të adaptohet mirë me skuadër dhe kjo është gjëja kryesore. Unë mendoj se ai do të përshtatet shpejt këtu, sepse ai së fundmi ka luajtur në futbollin anglez”, ka thënë argjentinasi. /Telegrafi/