Please enter at least 3 characters.

Agjenti konfirmon të ardhmen e Pogbas

2016/01/agjenti-konfirmon-t-euml-ardhmen-e-pogbas_hd.jpg

 Mesfushori francez që ka vlerë prej 80 milionë funteve, gjatë ditëve të fundit është lidhur me një kalim te Chelsea dhe Manchester City, por Pogba nuk e ka ndërmend të largohet.

“Pogba nuk është më befasi”, ka thënë Raiola. “Ai nuk është lojtar i ri që sapo është zbuluar. Një lojtar me talent e njohin të gjithë. Ka pasur oferta për të dhe ato ende janë aty”.

“Verën e kaluar ai vendosi që të qëndrojë te Juve edhe për një vit dhe ai e mbajti fjalën. Ne nuk jemi të brengosur për të ardhmen e tij. Unë mund të them se nuk do të ketë largim në janar. Në të ardhmen do ta shohim”. /Telegrafi/