Aeroplanmbajtëset amerikane drejt një teknologjie të vjetër me urdhër të Trumpit
Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar një memorandum për sigurinë kombëtare, i cili kërkon braktisjen e sistemit elektromagnetik të lëshimit të aeroplanëve (EMALS) dhe rikthimin te katapultat me avull në aeroplanmbajtëset amerikane.
Vendimi prek edhe aeroplanmbajtësen e katërt të klasës Gerald R. Ford, Doris Miller, shkruan reuters.
Ndryshimi pritet t’u kushtojë taksapaguesve amerikanë qindra miliona dollarë, ndërsa mund të shkaktojë probleme në integrimin dhe afatet e ndërtimit, pasi prodhimi i sistemit EMALS tashmë është pothuajse 50 për qind i përfunduar.
Sipas dokumenteve të Pentagonit, deri në mars të vitit 2026, aeroplanmbajtësja USS Gerald R. Ford kishte realizuar 36,863 lëshime me sistemin EMALS.
Trump e ka kritikuar EMALS-in si një sistem tepër kompleks dhe të kushtueshëm. Ndërkohë, prodhuesi i tij, General Atomics, ka kërkuar që vendimi për ndryshimin e sistemit të rishqyrtohet.
Memorandumi i Trumpit parashikon gjithashtu mundësinë që Marina amerikane të ndërtojë përkohësisht deri në dy anije jashtë SHBA-së, në rast se ndërtuesit e huaj kanë investime të konsiderueshme në vend.
Po ashtu, urdhërohet krijimi i një kantieri të pestë detar amerikan për të rritur kapacitetin e mirëmbajtjes së nëndetëseve dhe aeroplanmbajtëseve. /Telegrafi/


