Please enter at least 3 characters.

Aeroplani i drejtuar nga një 79-vjeçar kishte pësuar rrjedhje të karburantit, përplaset për një pemë (Video)

2017/09/aeroplani222-e1505224098728.jpg

Një pilot u largua me lëndime të lehta, për fatin e tij të mirë, edhe pse aeroplani në të cilin ai gjendej kishte një përplasje dramatike me një pemë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një aksident të një aeroplani i cili ishte duke shkuar drejt Plainville, Connecticut, në SHBA.

Po sipas mediave të huaja, gjithsesi, edhe pse me lëndime jo të rënda, piloti 79-vjeçar u dërgua në spital.

Mediat lokale sugjerojnë se aeroplani i tij kishte pësuar një rrjedhje të karburantit që shkaktoi humbjen e energjisë. /Telegrafi/