Please enter at least 3 characters.

AAK shpalos programin zgjedhor në Junik, mbështetje e plotë për Agron Kuçin

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Junik ka mbajtur mbledhjen e rregullt të kryesisë dhe këshillit të përgjithshëm, ku janë prezantuar pjesë nga programi zgjedhor dhe projektet që subjekti synon të realizojë në këtë komunë.

Në njoftimin e degës së AAK-së thuhet se mbështetja për kandidatin e tyre për kryetar të Junikut, Agron Kuçi, është konfirmuar edhe në këtë takim.



Sipas AAK-së, qytetarët e Junikut e shohin Kuçin si figurë me integritet dhe përvojë, ndërsa qeverisjen aktuale e akuzojnë për stagnim dhe mbështetje vetëm në projekte të trashëguara.

AAK deklaron se me rikthimin e saj në krye të komunës, Juniku do të kthehet në shembull të qeverisjes së mirë në nivel vendi, duke u fokusuar në shfrytëzimin e potencialeve natyrore për zhvillim ekonomik.