“A është shaka kjo”- ndryshimi i Haaland shkaktoi kaos në rrjetet sociale
Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, e habiti botën e futbollit pasi u shfaq me një model flokësh krejtësisht të ri vetëm disa orë para hapjes së sezonit të ri të Premier League dhe ndeshjes kundër Bournemouth.
Golashënuesi norvegjez, i cili ka qenë i njohur gjatë gjithë karrierës së tij për flokët e tij të gjatë bjonde dhe shiritin e kokës, ka vendosur të ndryshojë imazhin dhe t'i presë flokët shkurt.
Haaland prezantoi zyrtarisht modelin e ri të flokëve në një video të shkurtër në rrjetet sociale dhe YouTube, me mesazhin "Sezoni i ri, pamja e re", i cili shkaktoi një ortek të vërtetë reagimesh nga fansat në internet.
Shumë fansa në fillim nuk mund ta besonin se nuk ishte shaka apo vepër e inteligjencës artificiale, kështu që me shaka shkruan në komente se fati i Samsonit e priste ose e krahasuan atë me heroin e filmit "Home Alone".
Lëvizja e papritur e tronditi edhe të dashurën e tij, Isabel Johansen, e cila qeshi dhe pranoi se i duhej kohë që të mësohej me ndryshimin drastik.
Përpara se të dilte publikisht, Haaland ia tregoi modelin e ri të flokëve babait të tij, Pep Guardiolës, Jack Grealish dhe Zlatan Ibrahimovic nëpërmjet FaceTime, i cili në stilin e tij e pyeti nëse kishte humbur ndonjë bast. /Telegrafi/


