"A bon me ditë edhe unë që po transferohem te Dinamo" - Lirim Kastrati zbulon prapaskenat e transferimit te gjiganti kroat
Futbollisti i njohur dhe reprezentuesi kosovar Lirim Kastrati, ka qenë mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve”, që është prodhim i Telegrafit.
Mes shumë rrëfimeve interesante që Kastrati i ka dhuruar, ai ndër të tjerash ka zbuluar edhe prapaskenat e transferimit të tij tek gjiganti kroat Dinamo Zagreb.
“Ditën e nënshkrimit jam zgjuar në mëngjes dhe atë ditë ishte edhe babi në Zagreb dhe po i shohi kishte dalë në shumë media, Lirimi po nënshkruan për Dinamon, përfundoi gjithçka”.
“Më vinte çudi, unë nuk dija asgjë. Atë kohë po jetoja me menaxherin tim dhe shkova dhe i thashë, ‘A je duke i lexuar këto media në Kroaci’”.
“Ai më tha duke buzëqeshur, ‘Po jemi marrë vesh’, i thashë a bon edhe unë me ditë”, tha mes tjerash Kastrati.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink. /Telegrafi/


