797 pacientë me COVID-19 po trajtohen me oksigjeno-terapi në QKUK dhe spitale të përgjithshme, 37 në gjendje të rëndë
Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në QKUK dhe spitale të përgjithshme janë duke u trajtuar 902 pacientë të konfirmuar me COVID-19, prej të cilëve 37 janë në gjendje të rëndë.
Sipas raportit ditor të SHSKUK-së, numri i përgjithshëm i pacientëve të shtrirë është 1 mijë e 16, teksa janë 797 të konfirmuar me COVID-19 që po trajtohen me oksigjenoterapi.
Njoftimi i plotë:24 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-191016 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme902 të konfirmuar Covid-19 pozitivë797 me oksigjeno-terapi37 në gjendje të rënduar shëndetësoreNë QKUK, 358 pacientë të shtrirë, 325 prej tyre Covid-19 pozitivë,309 me oksigjeno-terapi- Klinika Infektive, 119 pacientë- Klinika e Pulmologjisë, 54 pacientë- Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë- Klinika e Gjinekologjisë, 22 pacientë- Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 93 pacientë-Klinika Infektive 3 (Interno), 56 pacientëNë spitalet e përgjithshme po trajtohen 658 pacientë, 577 prej tyre Covid-19 pozitivë, 488 me oksigjeno-terapi.- Spitali i Prizrenit, 130 pacientë- Spitali i Gjakovës, 126 pacientë- Spitali i Pejës, 162 pacientë- Spitali i Gjilanit, 112 pacientë- Spitali i Mitrovicës, 28 pacientë- Spitali i Vushtrrisë, 18 pacientë- Spitali i Ferizajt, 82 pacientë./Telegrafi/


