LAJMI I FUNDIT:

Ambasada amerikane, kundër vendimit që rikthen në garë kandidatët e decertifikuar nga KQZ

Ambasada amerikane, kundër vendimit që rikthen në garë kandidatët e decertifikuar nga KQZ

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Supreme rreth ricertifikimin e kandidatëve të diskualifikuar më parë, bazuar në Ligjin për Zgjedhjet.

E kuptojmë vendimin e KQZ-së për ti kthyer të 89 kandidatët e diskualifikuar si kundërpërgjigje vendimit të Gjykatës.

Reagim i plotë:


Vendimi i sotëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) zbaton urdhërat e Gjykatës Supreme për ricertifikimin e kandidatëve të diskualifikuar më parë, bazuar në Ligjin për Zgjedhjet. E kuptojmë vendimin e KQZ-së për ti kthyer të 89 kandidatët e diskualifikuar si kundërpërgjigje vendimit të Gjykatës. Megjithatë, na vjen keq që rezultati i këtij vendimi zhbën punën e shkëlqyeshme të KQZ-së dhe Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për të zbatuar ndalesën e paraparë me Ligjin për Zgjedhje për moslejimin e kandidimit të kandidatëve të dënuar për vepër penale. Vazhdojmë të mbështesim frymën dhe qëllimin e asaj dispozite të Ligjit për Zgjedhje. Ftojmë institucionet përkatëse shtetërore që të korrigjojnë çdo paqartësi ligjore lidhur më këtë dispozitë para ciklit të ardhshëm zgjedhor në Kosovë. Besojmë që votuesit kërkojnë kandidatë të panjollosur nga krimi.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori