Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava ka pritur në një takim Muhamed bin Abdulkerim al Isa, Sekretar i Përgjithshëm i Ligës së Botës Islame, me të cilin kanë biseduar rreth intensifikimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Ligës së Botës Islame.
Myftiu Naim Tërnava pas takimit, ka falënderuar sekretarin e Ligës së Botës Islame për ndihmën që i ka dhënë Kosovës drejt forcimit të shtetit dhe njohjen e pavarësisë nga shtetet islame.
Kreu i BIK-ut ka kërkuar nga Muhamed bin Abdulkerim al Isa që të vazhdojë të ndihmën që Kosovën ta njohin edhe shtetet tjera islame që ende s’e kanë njohur dhe që Kosova të ketë ulësen e saj në OKB.
“Shfrytëzoj rastin që ta falënderoj Sekretarin e Përgjithshëm për punën që ka bërë Liga Botërore Islame karshi Kosovës në të gjitha fushat, e cila ka qëndruar pranë dhe ka dhënë kontributin e saj edhe për çlirimin e Kosovë, edhe për njohjet që kanë ardhur për Kosovën dhe është duke vazhduar këtë rrugë. Ne kërkojmë me ngulmë që edhe më të kontribuoj që edhe shtetet islame që deri tani nuk e kanë njohur Kosovën, që atë ta bëjnë sa më shpejt, nga së Kosova ka nevojë për njohje të reja që ajo sa më shpejt të jetë pjesë e gjithë mekanizmave ndërkombëtarë dhe të ketë edhe ulësen e vet brenda OKB-së”, tha Tërnava.
Myftiu i Kosovës po ashtu falënderoi për ndihmën që populli saudit dhe shteti saudit i kanë dhënë Kosovës dhe popullit të saj gjatë dhe pas luftës.
Ndërsa, Muhamed bin Abdulkerim al Isa, sekretar i përgjithshëm i ligës së botës islame u shpreh se Kosova është vend i cili jep shembullin e një populli të civilizuar, tolerant në praktikumin e fesë së pastër.
“Kemi ardhur dhe po bëjmë këtë vizitë për rritjen e bashkëpunimit mes vëllezërve tanë dhe për ta intensifikuar bashkëpunimin tonë në fusha të ndryshme. Sikur e dini jemi të kënaqur që po vizitojmë një popull mysliman i cili është një popull mysliman i cili është shembull dhe tolerant në këtë pjesë të botës dhe ka treguar një kulturë dhe civilizim të lartë në praktikumin e fesë së pastër. Kjo nuk është vetëm dëshmia e Ligës Islame Botërore se populli shqiptar mysliman është model si duhet praktikuar dhe jetuar islamin si fe tolerante por është dëshmi e gjithë botës islame, bile edhe botës mbarë se vërtetë populli shqiptar dhe mysliman ka dëshmuar se është një popull modern dhe ka dhënë një shembull të mirë të bashkëjetesës dhe tolerancës mes popujve dhe besimeve”, tha Muhamed bin Abdulkerim al Isa.
Ai me tutje e quajti vizitën e tij në Kosovë, vizitë familjare dhe shumë miqësore, pasi kjo u tregua me ngrohtësinë e pritjes që patën këtu.
“Gjithë bota islame ka respekt për popullin shqiptarë kundrejt gjitha problemeve që kanë përjetuar, dhe ka dëshmuar edhe historia se vërtetë populli shqiptarë mysliman nga Kosova është një popull i civilizuar dhe ka dëshmuar se e kanë praktikuar fenë në mënyrë më moderne ashtu siç e meriton. Të gjithë kanë mësuar nga populli kosovarë çfarë është rezistenca, patriotizmi dhe atdhedashuria, sikurse kanë mësuar edhe praktikumin e pastër të fesë islame. Sikur kanë pasur mundësi të mësojnë vlerat e bashkëjetesës mes popujve dhe besimeve të ndryshme.
Sekretari i Ligës së Botës Islame, Muhamed bin Abdulkerim al Isa dhe delegacioni që ai kryeson do të qëndrojnë për katër ditë në Kosovë me ftesë të Bashkësisë Islame të Kosovës. Muhamed bin Abdulkerim al Isa do të ketë takime edhe me liderët shtetëror. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Shqipëria me buxhet 7.1 miliardë euro por investimet mbeten prapa

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania