LAJMI I FUNDIT:

Akuzat se po paguajnë për të parë ndeshjet në shesh, reagon Rama: Po tentohet të dëmtohet imazhi, hyrja në Fan Zone është falas

Akuzat se po paguajnë për të parë ndeshjet në shesh, reagon Rama: Po tentohet të dëmtohet imazhi, hyrja në Fan Zone është falas

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas akuzave se qytetarët duhet të paguajnë  për të shikuar lojërat e kampionatit Evropian në Fan Zone në sheshin “Xhorxh Bush”.

Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se për të mundësuar përjetimin e lojërave të Kampionatit Evropian në Kryeqytet, Komuna e Prishtinës në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi dhe në interes të qytetarëve të kryeqytetit ka dhënë miratimin që kjo të bëhet në Fan Zone në sheshin “Xhorxh Bush”.

Ai ka konfirmuar se hyrja në Fan Zone ka qenë falas, sipas deklaratave zyrtare të organizatorit.


Arrestohet asambleisti i LVV-së në Prishtinë, ish-asistenti i kryeministrit Kurti
Lexo po ashtu Arrestohet asambleisti i LVV-së në Prishtinë, ish-asistenti i kryeministrit Kurti

“Akuzat për një hyrje me pagesë janë të pasakta dhe paraqesin një përpjekje për dezinformim të qëllimshëm të opinionit publik, me synimin e qartë për të dëmtuar imazhin e strukturave përgjegjëse dhe gjithë institucionin publik, përfshirë mua.

Prandaj, apelojmë për një trajtim të përgjegjshëm të informacionit dhe kultivimin e një mjedisi të shëndoshë komunikimi, të bazuar në fakte dhe transparencë. Dezinformimi nuk është në interes të qytetarëve”, ka shkruar Rama.

Nuk dëshiroi të paguante për ta shikuar lojën në shesh, lirohet asamblisti i LVV-së, Beqiri: Hapësirat publike do të mbrohen gjithmonë
Lexo po ashtu Nuk dëshiroi të paguante për ta shikuar lojën në shesh, lirohet asamblisti i LVV-së, Beqiri: Hapësirat publike do të mbrohen gjithmonë

Ndryshe, mbrëmjen e së hënës është arrestuar asamblisti i Komunës së Prishtinës nga radhët e LVV-së, Arianit Beqiri, njëherit ish-asistenti i kryeministrit Albin Kurti pasi siç tha ai nuk donte t’i paguante 20 euro për të parë ndeshjen në shesh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Lajme
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori