Site icon Telegrafi

Akullorja më e re, 100% natyrale 100% vendore

Me mbështetjen e zyrës së BE-së në Kosovë numri i stafit në prodhimin e akulloreve është rritur, Trosha synon të mbulojë tërë tregun vendor me produktin e tyre më të ri. .

Lajm i mirë për adhuruesit e akullores, Trosha sjell akulloren familjare me 4 katër shije të ndryshme, 100% natyrale, e tëra e prodhuar në Kosovë.

Historia e akullores së prodhuar nga Trosha nis në vitin 2017, fillimisht në pikat shitëse të Trosha, shija natyrale e akulloreve me fruta 100% natyral është pritur jashtëzakonisht mirë nga të gjithë klientët fakt ky që ka shtyer në zgjerimin e prezencës së akulloreve edhe në sektorin e gastronomisë.

Pas një prezencë  katër vjeçare në sektorin e gastronomisë, tani shijet e veçanta të akullores me përbërës çokollatën, vaniljen, dredhzën dhe frutat e malit, 100% natyrale, vijnë në paketim familjar prej 900ml dhe i gjeni nëpër dyqane në gjithë territorin e Kosovës.

Të gjithë përbërësit natyral si qumështi, frutat dhe vezët janë nga fermerët vendorë , duke kontribuar kështu edhe në zhvillimin e sektorit të bujqësisë e blegtorisë në Kosovë.

Prodhimi 100% vendor me kualitet të lartë në përputhje me standardet e BE- së, ishte çelësi që shtyu zyrën e BE-së në Kosovë të mbështesë kompaninë Trosha në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese, rritjen e logjistikës, rritjen e frigoriferëve në terren dhe kapacitetin e deponive.

Tani që jemi në ditët e ngrohta të verës, freskinë më të shijshme e gjeni në akulloret e Trosha. Ju bëftë mirë!

Exit mobile version