Aktorja nga seriali “House of the Dragon”, Milly Alcock, është shfaqur nën ndikimin e alkoolit në ceremoninë e Golden Globe Awards dhe sjellja e saj është një nga temat kryesore në rrjetet sociale.
E njohur për rolin e Rhaenyra Targaryen, ajo po buzëqeshte nga veshi në vesh, ndërkohë që kishte pak probleme me ekuilibrin, teksa po shkonte drejt koleges Emma D’Arcy.
Në rrjetet sociale u përhapën menjëherë komentet e shikuesve që i kërkuan 22-vjeçares të hante diçka ndërsa merrte çmimin për serialin më të mirë televiziv dhe pamjet e atij momenti u bënë virale.
Emma D'arcy, Milly Alcock y Miguel Sapochnik reciben el Globo de Oro, miren las reacciones de nuestras dos Rhaenyras, son tan naturales 🥰#GoldenGlobes pic.twitter.com/8iePsk8yGC
— King Targaryen 🐉 (@KingTargaryenn) January 11, 2023
“Videoja e Milly Alcock duke qeshur e dehur mori 100 mijë shikime në më pak se dy orë”; “Milly Alcock është aq e dehur, më pëlqen pamja e saj në Golden Globes”; “Dikush t’i marrë kësaj vajze pak bukë”; “Milly Alcock është e dehur si dreq në skenë” – janë vetëm disa nga komentet e përhapura në rrjetet sociale.
Mesa duket, aktorja kishte vendosur të relaksohej paksa, madje xhirimet dhe fotografitë i ka ndarë edhe vet në profilin e saj në Instagram pa asnjë shpjegim, duke shkruar thjesht: “Ummmmm”. /Telegrafi/
highlight of the night is milly alcock being absolutely wasted #GoldenGlobes2023 pic.twitter.com/i4tRP4Otlx
— phia (@ofearthsea) January 11, 2023